02 Maj 2024

Toyota FT-86 me motorin e Subaru-s

Tokio, 22 gusht - Prodhuesi japonez më në fund e konfirmoi se versionin koncept të modelit FT-86 do ta vë në funksion motori i Subaru-s, ai “boxer” 2.0-litra me 4-cilindra. Forca e njëjtë tërheqëse do ta vë në funksion edhe versionin e Subaru-s të këtij modeli.

Përndryshe, te dy këta prodhues punojnë me forca të përbashkëta në zhvillimin e tij. Motori do të jetë i pajisur me ndërruesin manual me 6-shpejtësi dhe diferencialin me bllokadën.

Si pajisje opsionale do të gjendet edhe motori automatik me 6-shpejtësi, me butonat e ndërrimit të shpejtësive të vendosura në timon.

Për tani nuk është e ditur se çfarë fuqie dhe momenti rrotullues do të ketë, ndërsa thuhet se është i aftë të ofrojë deri në 300 KF.

Me fjalë të tjera, spekulohet se në ofertë do të jetë edhe versioni më i dobët atmosferik dhe versioni më i fuqishëm turbo.

Më tutje, me siguri që blerësve do t’u ofrohet edhe versioni me tërheqje në rrotat e pasme dhe në të katër rrotat.

Të gjitha këto versione, përkatësisht dispozicioni i tyre me siguri që do të varet para së gjithash nga interesi në tregjet e caktuara.

Së pari me siguri që do të ofrohen versionet më të lira pasi që në paralajmërimin e këtyre modeleve edhe “Toyota” edhe “Subaru” pohuan se bëhet fjalë për “coupe-n e përballueshëm sportiv”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)