Toyota do të prodhojë automjete të tipit SUV në Turqi
Adapazar, 11 tetor - Në fabrikën që ka në Adapazar kompania japoneze Toyota do të bëjë një investim të ri me vlerë 450 milionë dollarë dhe do të prodhojë automjete të tipit SUV (4x4).
Deklarata zyrtare në lidhje me prodhimin në Turqi të një modeli SUV(4x4) të Toyata-s, një çështje që planifikohet prej 2 vitesh, erdhi nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.
Në deklaratat që bëri për gazetarët në avion gjatë kthimit nga Japonia Presidenti Erdoan tha se duke filluar nga viti 2016 përveç modeleve Corolla dhe Verso, Toyota do të bëjë një investim të ri me vlerë 450 milionë dollarë në Turqi dhe do të prodhojë një model të ri SUV.
Me përfundimin e këtij investimi eksporti total do të rritet në 4 miliardë dollarë.