27 Prill 2024

Tipet e reja të makinave elektrike në panairin EcoVelocity

Londër, 22 shtator - Automobilët e paraqitur në panairin  EcoVelocity në Londër nga 8 deri më 11 shtator, tregojnë se makinat elektrike mund të kenë formë shumë të bukur, të jenë miqësore për mjedisin dhe me eficiencë si në shpejtësi ashtu edhe në harxhimin e karburantit.

Ato kanë formë aerodinamike dhe pamjen e një super makine. Po të shikosh me kujdes në pjesën e mbrapme, vë re se ato nuk kanë skapamento.

Të gjitha këto makina janë 100 përqind elektrike dhe megjithëse motorët e tyre nuk punojnë me benzinë, makina si Nemesis janë në fakt më të shpejta se sa Ferrari 12 cilindërsh.  Nemesis shkon nga 0 në 150 km në orë brenda 8 sekondash dhe kap shpejtësinë maksimale rreth 300 kilometra në orë.

Panari  i Londrës, i mbushur me makina sportive, miqësore për mjedisin, është i pari i këtij lloji.

\"Shumë njerëz thonë se makinat e gjelbra nuk janë aq interesante sa makinat e zakonshme, por unë i kam ngarë ato dhe mendoj se janë fantastike. Ato e marrin shpejtësinë shumë shpejt kufiri maksimal është fantastik. Ato janë krejt ndryshe nga makinat e zakonshme, por përfoja me to është mbresëlënëse”, thotë Drejtori i panairit, Giles Brown.

Por  jo të gjitha makinat e panairit EcoVelocity janë projektuar për përdorimin e përditëshëm.

Graham Butterworth  nga EV Cup ka shkuar në panairin e Londrës për të promovuar makinat elektrike të kursit.

\"Kjo është makina e parë e kursit në botë me energji elektrike. Është ndërtuar për ne dhe me bashkëpunimin tonë për EVCUP që hapet në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor”.

Garat me makina elektrike janë ende në fillimet e tyre. Seria EVCUP fillon në pistën e Mazdës në Kaliforni në fund të nëntorit, para kampionatit evropian në 2012.

Problemi kryesor me makinat elektirke të kursit është mungesa e zhurmës. Një nga kënaqësitë e makinave të zakonshme është se motorët e tyre janë shumë të zhurmshëm. Në mungesë të saj, organizatorët e garave do të luajnë muzikë dhe efekte zanore. Por ajo që u mungon atyre në konstruksion, nuk u mungon në ecje.

\"Kjo makinë është shumë e shpejtë dhe ndodhet në pistë për herë të parë.  Në dy tre kilometrat e para ajo arriti shpejtësinë 170 kilomera në orë pa asnjë problem. Pra e mori shpejtësinë shumë shpejt”, thotë Butterworth.

Një nga makinat më praktike sport që u paraqit në panair ishte Delta E4 Coupe, makinë elektrike që fillimisht do të hidhet në treg vetëm si e tillë, por do të jetë e konvertueshme për të punuar me hidrogjen.

Delta E4 kap shpejtësinë maksimale 250 km në orë dhe përshkon mbi 300 kilometra me një ngarkesë elektrike.

Delta shpreson që eventualisht ta shesë këtë tip makine rreth 110 mijë dollarë, por costoja e saj gjatë fazës së ndërtimit duket se do të jetë rreth 270 mijë dollarë.

Një nga makinat më tërheqëse në panairin EcoVelocity ishte  Lightning GT, një super makinë elektrike. Ajo merr merr shpejtësinë 90 km më orë në katër sekonda nga momenti i nisjes.

Por një nga makinat që i le gjithë të tjerat mbrapa për sa i përket shpejtësisë është Bluebird Electric që synon të thyejnë rekordin e shpejtësisë, duke kapur 900 kilometra në orë.  Kompania ka në plan ta testojë makinën në vitin 2013, por nuk ka caktuar ndonjë datë të saktë.

Rekordi i tanishëm i shpejtësisë së makinave elektrike u vendos në gusht të vitit 2000 me rreth 200 km në orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)