Tencent hyn në garën e prodhimit të makinave me vetëdrejtim
Kaliforni, 13 nëntor - Gjiganti teknologjik "Tencent" po krijon një ekip të pavarur kërkimor për automjetet me vetëdrejtim në Palo-Alto të Kalifornisë në ShBA.
"Tencent"-i ka ngritur një laborator për autonome në vitin 2016, të fokusuar në hartat me qartësi të madhe, zgjidhjet e pozicionimit, simulimin analog etj.
Në Konferencën e Partnerëve Globalë të "Tencent"-it kompania shpalli "Tencent Autonomous Driving" si një markë e pavarur.
Bashkitë e Shenzhen-it dhe Pekinit kanë miratuar testimin e makinave autonome në rrugë nga "Tencent"-i.
Makina "Level 3" e kompanisë nisi qarkullimin në rrugë sivjet.