24 Dhjetor 2024

Teknologjia e desulfurizimit të naftës ul nivelin e ndotjes së ajrit

Pekin, 29 janar - Studjues së Institutit të fizikës dhe kimisë të qytetit Dalian, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kinës janë të mendimit se teknologjia e desulfurizimit të naftës është e suksesshme për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Vitet e fundit, ndotja e ajrit në Kinë ka shënuar nivele të larta. Sipas studjuesve ndotja e ajrit nga makinat përbën 20%-30% të shkaqeve të ndotjes, pasi cilësia e karburantit ndikon direkt në lëshimin e gazit të makinave.

Sipas Institutit të Dalianit, kjo teknologji e re mund të përdoret në përmirësimin e karburantit, duke ndikuar në zhvillimin industrial, por dhe në uljen e ndotjes së ajrit në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)