Sot shënohet Dita Botërore e Ujit
Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri Isa Mustafa tha se me Programin Qeverisës janë munduar ti japin rëndësi të veçantë, sigurimit të ujit për qytetarët, menaxhimit të ujit, pastrimit të ujërave të zeza dhe shfrytëzimit racional të lumenjve.
Është punuar mjaft shumë, është punuar shumë nga Ministria, është punuar shumë nga agjencionet tjera qeveritare, dhe unë dëshiroj që tiu përgëzoj për këtë punë të rëndësishme që është bërë, por po ashtu tiu them se Qeveria është shumë e interesuar që edhe më tutje të punojmë në menaxhimin e ujërave dhe sigurimin e ujit për të gjithë qytetarët tanë, tha Kryeministri Mustafa.
Kryeministri shtoi se investimet në ujin e pijes dhe në ujin industrial, mbrojtjen e lumenjve dhe menaxhimin e mirë të sistemit të ujërave dhe ujitjes, janë dhe do të mbesin një ndër sfidat dhe një ndër investimet e rëndësishme që konsiderohen si investime me kthim në vendin tonë.
Ndërsa ministri Ferid Agani, ka pohuar se MMPH-ja ka hartuar legjislacionin e nevojshëm për zhvillimet efikase të politikave të mbrojtjes së mjedisit duke përfshirë edhe Ujërat.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vijimësi ka punuar dhe është duke punuar në përmirësimin e mjedisit në shkallë vendi. Megjithatë, çështjet mjedisore ende mbeten sfiduese, në veçanti sfiduese mbetet trajtimi i ujërave të ndotura, monitorimi hidrometeorologjik dhe ngritja e kapaciteteve njerzore për këto dy objektiva madhore, tha ministri Agani.
Fokusi i politikes sonë mjedisore për fushën e Ujërave sot është i përqëndruar ekskluzivisht në cështjet sic janë:- Derdhjet e ujërave të zeza të qyteteve dhe fshatrave direkt nëpër lumejt tanë.- Mirëmbajtja e zonave sanitare të shpallura dhe ato që pritet të shpallen.- Shfrytzimi racional dhe i qëndrueshëm i sasive të disponueshme të ujit.- Parashikimi dhe ndërtimi i akumulacioneve të reja për të siguruar sasi te reja të ujit, përfundoi ministri Agani.
Edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se ruajtja e resurseve ujore është një domosdoshmëri dhe në këtë aspekt ajo siguroi ndihmën e shtetit nga ajo vjen.
Për kontributin e saj në fushën e ujërave, dr. Selvete Hoxha Krasniqi u shpall Ambasadore e Ujit për Kosovën.
Në fund Kryeministri Mustafa së bashku me ministrin Agani dhe Ambasadoren Lang, vizituan fabrikën e ujit në Shkabaj, ku u njoftuan për mbarëvajtjen e punës nga kryeshefi i KUR-it, Ilir Abdullahu.