Sot do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në dy zona të Prishtinës
Prishtinë, 18 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës 'Fehmi Agani', konsumatorët e lagjes” Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetain e Prishtinës se, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09 – 17, gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.