Sot do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës
Prishtinë, 30 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës si dhe Kazerma “Adem Jashari” se, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.