29 Prill 2024

Smart Forvision, makina e së ardhmes

Frankfurt, 12 tetor - Së bashku me “BASF-in”, furnizuesin më të madh të sektorit automobilistik, “Smart” dëshmon rolin udhëheqës në aplikimin e teknologjive të avancuara të cilat shkojnë përtej sistemeve të tanishme tërheqëse.

Koncept makina e përbashkët Smart Forvision, e cila u prezantua në panairin ndërkombëtar të automobilave në Frankfurt, kombinon dizajnin futuristik dhe teknologjinë për shfrytëzimin efikas energjetik, së bashku me shfrytëzimin e materialeve të lehta dhe menaxhimin e temperaturës.

Modeli Forvision Smart arsyeton rolin e tij, “të farës” së Daimler-it, idesë për lëvizje urbane.

Paraqet inovacione të numërta të cilat mundësojnë shfrytëzimin efikas të energjisë elektrike. Së bashku me rritjen e cilësisë së makinës me emetim zero, prodhuesit janë “argëtuar” edhe me të gjithë faktorët në makinë të cilat ndikojnë në këtë gjë.

Kështu kanë fituar koncepte plotësisht të reja dhe materiale në hapësirën e izolimit, refleksionit dhe dizajnit, me shfrytëzimin e materialeve të lehta dhe menaxhimin e energjisë.

Qelizat transparente solare, diodat energjetike kursimtare ndriçuese, folitë dhe lyerjet të cilat e refuzojnë rrezatimin infra të kuq janë risitë më të mëdha, kurse për izolim nga ftohja dhe nxehtësia përdoren “shkumën” e efikasitetit të lartë.

“Smart” po ashtu përcakton standarde të reja në dizajnin me materiale të lehta kështu që rrotat e parme në tërësi janë bërë nga plastika. Falë kombinimit të përvojës së “Smart-it” në sektorin automobilistik dhe të përvojës së “BASF-it” në hapësirën e materialeve dhe sistemeve, është krijuar makina e cila prezanton teknologjinë e qëndrueshme të së ardhmes.

Hulumtuesit dhe disenjatorët me qëllim në makinën koncept e kanë krijuar kombinimin e materialeve vizionare dhe teknologjive, disa janë ende në fazën e hulumtimeve laboratorike, ndërsa të tjerat e kanë shansin real të futen në prodhimin serik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)