Skandali i Volkswagenit ende pa përgjegjës
Frankfurt, 11 dhjetor - Presidenti i bordit mbikëqyrës të grupit Volkswagen, Hans Dieter Poetsch deklaroi të enjten se deri tani ende nuk janë caktuar përgjegjësit për skandalin e lëshimit të automjeteve VW me diezel ndërsa pritet që një raport i plotë për këtë çeshtje të paraqitet në mbledhjen e aksionarëve para muajit prill 2016.
Poetsch e bëri deklaratën në një konferencë shtypi në Volfsburg, ku theksoi se në hetimin e skandalit janë përfshirë afro 450 profesionistësh të pavarur, të zgjedhur nga Volkswagen dhe jashtë këtij grupi.
Pas zbulimit të skandalit të lëshimit, Volkswagen ka bërë shumë ndryshime në burimet njerëzore.
Drejtori ekzekutiv i grupit Mueller u shpreh se bordi drejtues i tanishëm do të mbetet i pandryshuar ndërsa në tremujorin e parë të 2016-ës, do të cakohen detajet e strukturës së re të menaxhimit.