Skandali i Volkswagen nuk ndikon tek vendet e punës

Frankfurt, 7 tetor - Një prej përfaqësuesve kryesorë të prodhuesit gjerman Volkswagen ka thënë se skandali me mashtrimin në testet e emetimeve nuk do të ndikojë vendet e punës për momentin.
Bernd Osterloh i bëri komentet në një takim me stafin në Wolfsburg.
Osterloh nënvizoi gjithashtu se kompania e automjeteve do të uli të ardhurat dhe si dhe pagesat e bonusit për disa punonjës.
Ndërkohë në Strasbourg, anëtarët e Parlamentit European janë angazhuar në diskutime të nxehta mbi çështjen nëse Komisioni Europian ishte në dijeni të praktikave të prodhuesit gjerman.