23 Dhjetor 2024

Siemens shkurton mijëra vende pune

Seul, 17 nëntor - Dega energjetike e konglomeratit që prodhon gjithashtu turbina me gaz, turbina me erë si dhe lokomotiva është reduktuar edhe më parë.

Me objektiv rentabilitetin, kompania gjermane ”Siemens”, me kuota të mëdha fitimi, pritet sot të dalë përpara punonjësve për prezantimin e planit të gjerë të ristrukturimit që kërcënon mijëra vende pune në sektorin energjetik, në një moment tranzicioni.

Dega energjetike e konglomeratit që prodhon gjithashtu turbina me gaz, turbina me erë si dhe lokomotiva është reduktuar edhe më parë si pasojë e një plani të gjerë ristrukturimi të grupit në 2013.

Por, Joe Kaeser, në krye të një grupi që e ka transformuar me hapa të sforcuar prej katër vitesh për të riekuilibruar fitimet, njoftoi të enjten e kaluar shkurtime të reja drastike.

“Duket të përballemi me vështirësitë strukturore të disa bizneseve”, bëri të ditur por pa kaluar më specifikime, duke preferuar të saktësonte vitin rekord të ”Siemens”, një fitim neto prej 6,2 miliardë për vitin fiskal 2016-17, me rritje deri në 11 për qind në një vit, dhe 83 miliardë euro xhiro vjetore.

Pas zërave që qarkullonin prej javësh brenda grupit gjerman, Joe Kaeser do të zhvillojë një mbledhje për t’i paraqitur punonjëve detajet e planit, duke siguruar se do të bëjë maksimumin për të ”zbutur këtë shkurtim”, për shembull, rikualifikime dhe prekje të rrogave sesa shkurtime drastike të vendeve të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)