Shtatë kompani në garë për fizibilitetin e Trepçës
Prishtinë, 20 qershor - Shtatë kompani kanë ofertuar për bërjen e studimit të fizibilitetit të Trepçës.
Në tenderin e iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë ofertuar kompani nga Gjermania, Anglia e Afrika Jugore, shkruan sot Koha Ditore.
Inicimi i këtij tenderi është bërë shumë vonë, marrë parasysh obligimet ligjore që ka AKP-ja si administratore e Trepçës që dalin nga Ligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta.
Gjithashtu, tenderi është iniciuar në kohën kur në Qeverinë e Kosovës është duke u punuar në finalizimin e Ligjit për Trepçën, që potencialisht mund të pësojë ndryshime të mëdha krahasuar me Ligjin aktual që e rregullon çështjen e Trepçës.
/Koha Ditore/