01 Maj 2024

Shpërthim në Ferronikel, tre persona me lendime të lehta

Drenas, 5 shkurt - Sonte rreth ores 18:30, në furren elektrike numer 1, në “Ferronikel” të Drenasit ka ndodhur një shpërthim. Përmes një komunikate për media këtë e ka konfirmuar edhe menagjmenti i Feronikelit si dhe Policia e Kosoves.

Sipas zyres se informimit në Feronikel në furren elektrike numer 1, ka ndodhe një rrjedhje metali nga berthama ftohese me ujë në Ferronikel.

Metali sipas tyre ka ardhe në kontakt me ujin ftohes dhe kjo ka shkaktu detonimin.
Situata po ashtu sipas tyre është vendose menjëherë nen kontroll.

 "Nuk ka pasë lendime përveq disa djegieve shumë të lehta në tre persona, te cilët tashme gjenden në shtëpitë e tyre. Puna do te vazhdojë normalisht!", thuhet në njoftimin për media të Ferronikelit.

Sipas zëdhënësit Brahim Sadriaj, rreth orës 19, policia është njoftuar për një shpërthim në “Ferronikel”, më konkretisht në njërën nga furrat e shkritores.

Banorët për rreth ndërmarrjes dhe familjarët e të punësuarve janë të zemëruar dhe kanë tentuar të futeshin brenda objektit. Por, Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë, për t’i shpërndarë ata.

Raportohet se në këtë ndërhyrje të policisë disa persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërkaq njëri prej tyre është arrestuar.

Nderkaq edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas ka njoftuar se prej punëtorëve, janë katër të lënduar, Hysni Podrimçaku, Halit Gashi, Nexhmedin Sallahu dhe Skënder Nika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)