Shënohet Dita Botërore e Planifikimit Urban
Prishtinë, 8 nëntor - Sot në ndërtesen e re të Qeverisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) shënon Ditën Botërore të Planifikimit Urban.
Hapja me fjalë hyrëse do të bëhet nga U.D. Ministri i MMPH-së, Reformat në Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim - Prezantim nga DPHBN, Zonat e Veçanta hartimi i U.A. për Klasifikimin, përgjegjësitë dhe përmbajtja e Planeve Hapësinore - Prezantim nga IPH, diskutim i hapur me profesionistët e ftuar dhe pranimi komenteve.
Ndërsa në programin e pasditës do të jetë ligjeratë e Hapur me temën RoliiI GIS-it në Planifikim Hapësinor si dhe diskutim i hapur me studentët e Fakulteteve të Arkitekturës dhe Gjeografisë