23 Dhjetor 2024

Shembja e një miniere qymyr në Indi lë të vdekur 18 minatorë

New Delhi, 4 janar - Shembja e një miniere qymyrguri në shtetin Xharkhand të Indisë Verilindore të enjten e kaluar, ka shkaktuar deri tani 18 të vdekur.

Miniera ndodhet 390 km larg Rançit, kryeqendra e Xharkhandit.

Policia vendore është shprehur se deri tani janë gjetur trupat e 18 viktimave dhe ekipet e kërkimit po vazhdojnë punën për gjetjen e gjashtë të tjerëve. Shkaku i aksidentit ende është në hetim.

Xharkhandi është një nga zonat më të pasura me minerale dhe përmban 29 % të qymyrgurit të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)