Shembet një miniere në Turqi
Ankara, 28 tetor - Më së paku 20 punëtorë janë bllokuar sot nga shembja e një miniere në jug të Turqisë.
Ekipi i shpëtimit dhe stafi mjekësor janë dërguar në këtë minierë, e cila gjendet në qytetin Ermenek.
Turqia njihet për fatkeqësitë e minierave, dhe ajo shënon aksidentet më të këqija në botën industriale.
Një prej fatkeqësive më të mëdha, ka ndodhur para 6 muajve në qytetin Soma, ku nga shembja e minierës kanë vdekur 301 punëtorë.
Lidhur me aksidentin e sotëm, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar atë dhe sa mund të jetë numri i viktimave.