24 Dhjetor 2024

SHBA ripërsërit akuzat për mashtrim ndaj Volkswagen-it

Washington, 3 nëntor - Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e SHBA-së (EPA) publikoi të hënën njoftimin e dytë për shkeljen e kryer nga kompania Volkswagen, lidhur me instalimin e softwer-ëve për fallsifikimin e testeve të lëshimit të ndotjeve në makinat me naftë.

Agjencia EPA akuzon kompanitë Volkwagen AG, Audi AG dhe Grupin amerikan të Volkswagen si dhe Porsche Cars në Amerikën e Veriut, lidhur me instalimin e softwer-it në makinat e tyre me naftë, me gjashtë cilindra (3.0 litra) të motorrave, të modelit të vitit 2014, që kanë anashkaluar standardet e lëshimit.

Nga ana e saj kompania Volkswagen përmes një deklarate të publikuar të hënën, mohon akuzat e agjencisë duke th4ksuar se softwer-ët nuk janë instaluar për të ndryshuar të dhënat e lëshimit të ndotjeve.

Në deklaratë thuhet se Volkswagen-i do të bashkëpunojë me agjencinë amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)