SHBA prodhuesi më i madh i naftës në botë
Londër, 12 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë prodhuesi i parë në botë i naftës që nga viti 1975, duke kaluar edhe Arabinë Saudite me Rusinë, sipas gjigantit të arit të zi, British Petroleum (BP).
\"Oferta botërore, e rritur në 2,1 milionë fuçi naftë në ditë në vitin 2014, ka njohur një rritje të paparë\", deklaroi grupi britanik në rishikimin statistikor për energjinë botërore, publikuar të mërkurën.
\"Rritja e ofertës botërore ka ardhur kryesisht nga SHBA-të, me rritjen më të madhe në botë\", theksoi BP-ja.
\"SHBA-të kanë kaluar Arabinë Saudite dhe Rusinë, duke u bërë kështu e para fuqi prodhuese e naftës në botë që nga viti 1975\", tha Bob Dudley, drejtori i përgjithshëm i BP-së.