21 Dhjetor 2024

SHBA pezullon lejet për shpime për naftë e gaz në Arktik

Washington, 3 qershor - Administrata e Presidentit Joe Biden pezulloi të martën lejet për shpime për naftë e gaz në Rezervatin Kombëtar Natyror të Arktikut në Alaskë, çka ndryshon nga një program për shpime në këtë zonë, miratuar nga administrata e ish-presidentit Trump.

Vendimi ka ringjallur përplasjet politike për një rajon të largët ku jetojnë arinjtë polarë e kafshë të tjera të egra, e të pasur me rezerva nafte.

Urdhri i Sekretares së Brendshme Deb Haaland pason një moratorium të përkohshëm mbi veprimtarinë kërkimore për naftë e gaz vendosur nga Presidenti Biden në ditën e tij të parë në detyrë.

Urdhri ekzekutiv i zotit Biden më 20 janar, sugjeronte një rishikim të lejeve mjedisore si të nevojshëm për t’u dhënë zgjidhje të metave të mundshme ligjore të një programi shpimesh në këtë zone të miratuar nga administrata Trump sipas një ligji të vitit 2017 të miratuar në Kongres.

Pas kryerjes së rishikimit, agjencia tha se "identifikoi defekte në regjistrin themelor të vendimeve mbi lejet për shpime, përfshirë mungesën e analizës për një gamë të arsyeshme çështjesh të parashikuara nga Akti Kombëtar për Politikën Mjedisore, një ligj themelor mbi mjedisin.

Republikanët dhe kompanitë që i takojnë industrisë së naftës prej kohësh janë përpjekur ta hapin rezervatin e pasur me naftë ndaj mundësive për shpime në të, në kundërshtim me qëndrimin e banorëve indigjenë. Demokratët grupet mjedisore dhe disa fise vendase të Alaskës janë përpjekur t’i bllokojnë këto përpjekje.

Grupet mjedisore dhe demokratët e përshëndetën urdhrin e Departamentit të Brendshëm, ndërsa një delegacion kongresist i Alaskës i përbëri i gjithi nga republikanë e kritikoi vendimin si të gabuar e të paligjshëm.

Presidentit Biden i ka kundërshtuar shpimet në rajon dhe grupet mjedisore kanë bërë presion për mbrojtje të përhershme të rezervatit, gjë të cilën ai e premtoi gjatë fushatës presidenciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)