SHBA, padi penale ndaj “British Petroleum”
Washington, 30 maj - Departamenti i Drejtësisë në SHBA po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale kundër kompanisë naftënxjerrëse, “British Petroleum”, përgjegjëse për ndotjen e Gjirit të Meksikës.
Padia mund të ngrihet, për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri, duke marrë parasysh veprimtarinë e kompanisë para dhe pas incidentit.
Mijëra ton naftë mendohet të jenë çliruar nga pusi i naftës që prej disa ditësh vazhdon të derdhë “arin e zi” në 1500 metra thellësi në Oqeanin Atlantik, ndërkohë që “BP” vetëm dy ditë më parë nisi jetësimin e planit “Top Kill”, që synon mbylljen e burimit naftënxjerrës për të ndalur ndotjen e mëtejshme në Atlantik.