SHBA nuk i japë leje Exxon Mobil për shpime në Rusi
Washington, 23 prill - Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, ka thënë se administrata e presidentit, Donald Trump, nuk do ti japë leje kompanisë, Exxon Mobil, apo firmave të tjera, që ti vazhdojnë shpimet për naftë në hapësirat që janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara.
Munchin ka thënë të premten vonë se vendimi është bërë në konsultim me presidentin, Donald Trump.
Mediat amerikane kanë raportuar se Exxon Mobil, ka kërkuar lirim nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, në mënyrë që të mund ti vazhdoj shpimet rreth Detit të Zi me partnerin e saj, Rosneft, që është kompani shtetërore ruse.
Ne e kuptojmë deklaratën e sekretarit Mnuchin në konsultim me presidentin Trump, tha zëdhënësi i kompanisë Exxon, Alan Jeffers.
Kompania Exxon Mobil, me seli në Teksas, që është një gjigant i naftës, deri këtë vit ishte udhëhequr nga Rex Tillerson, i cili aktualisht është sekretar amerikan i shtetit.
Derisa ishte shef ekzekutiv i firmës, Exxon Mobil, Tillerson i kishte kundërshtuar sanksionet e imponuara kundër Rusisë në vitin 2014, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.
Por, prej se është bërë sekretar shteti në administratën Trump, zoti Tillersn i ka mbështetur sanksionet.