01 Maj 2024

SHBA ka bërë përparim në uljen e varësisë tek nafta e huaj

Washington, 13 mars - Administrata e Presidentit Obama thotë se janë bërë përparime lidhur me varësinë e amerikanëve ndaj naftës së huaj, por se çmimet e larta të karburantit janë një element që tregon se më tepër punë duhet bërë.

Ky qëndrim u paraqit sot në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, pasi Presidentit iu dorëzua një raport një vjeçar mbi përpjekjet për të ulur konsumin e naftës së huaj dhe për të rritur prodhimin e energjisë në vend.

Raporti thotë se Shtetet e Bashkuara ulën importin e naftës për vitin e kaluar me 10 për qind, ose një milion fuçi në ditë.

Në të thuhet gjithashtu se ka patur një rritje të prodhimit të gazit natyror dhe naftës vendase, së bashku me masa të tjera që kërkojnë të përmirësojnë standartet e efikasitetit energjitik dhe përpjekjeve për energji të ripërtëritshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)