02 Maj 2024

Sharrcem gjobitet për ndotje të mjedisit

Prishtinë, 10 shkurt - Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik ka marrë Vendim  që të dënoj SHPK “Sharrcem” me dënim me të holla me shumë prej 15. 000 euro,  ndërkaq personi fizik, në këtë rast Emmanouil Mitsou me  dënim me të holla në shumë prej 1.000 euro.

Pas inicimit të procedurës  kundërvajtëse nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ,  për ndotje të mjedisit, Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik , në Senancën Kudërvajtëse kundër të pandehurve Kompanisë “SharrCem, SHPK”, si person juridik dhe Emmanouil Mitsou, si person përgjegjës në SharrCem, ka  morrë Vendim  që të dënoj SHPK “Sharrcem” me dënim me të holla me shumë prej 15. 000 Euro,  ndërkaq personi fizik, në këtë rast z. Emmanouil Mitsou me  dënim me të holla në shumë prej 1.000 Euro.

Gjithsejt kjo kompani u dënua me 16. 000 Euro .

Shqiptimi i këtij dënimi është bërë për shkak të veprës kundërvajtëse nga neni 8 alinea1 paragrafi 1.1 dhe neni 9 paragrafi 1 pika 1 dhe 3 të Ligjit për Mbrojtjën e Ajrit nga Ndotja  Nr. 03/160 dhe nenit 33 dhe 34 të Ligjit për Mbrojtjën e Mjedisit Nr.03/025 , si dhe nenit 76 dhe 95 të Udhëzimit Administrativ Nr 06/2007 mbi rregullat dhe normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjës .

Inicimi  i procedurës kundërvajtëse ndaj këtij operatori nga Inspektorati i MMPH-së është bërë me 19.09.2011 për shkelje të dispozitave ligjore  të cekura më lart.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)