Shala fton investitorët anglez për investime në mbetjet minerare
Londër, 8 dhjetor - Ushtruesi i Detyrës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku dje dhe sot ka realizuar vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve mjedisore, përfaqësues të institucioneve akademike e shkencore dhe investitor të interesuar për investime në Kosovë.
Me këtë rast z. Shala, i ka njoftuar institucionet dhe bizneset angleze, për gjendjen e mjedisit në Kosovë, gatishmërinë e institucioneve kosovare për bashkëpunim, si dhe për kornizën ligjore dhe institucionale.
Me theks të veçantë është diskutuar për metodologjitë dhe mundësitë e trajtimit të mbetjeve urbane dhe mbetjeve minerare, ku z.Shala i informoi investitorët potencial anglez për ambientin e volitshëm që ofron Kosova për bizneset e këtij lloji, dhe i ftoj ata që të vijnë për të investuar në këtë fushë.
Gjate këtyre ditëve z.Shala, realizoj një takim të veçantë me udhëheqësin e Departamentit për Shkenca të Tokës dhe Inxhinieri, të Kolegjit Mbretëror të Londrës, prof. Jan Cilliers, si dhe vizitoi Muzeun e Kristaleve në Londër.