Shala ftohet në Samitin Botërorë të ujit Budapest 2016
Prishtinë, 6 shtator - Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti në takim Zëvendës Ambasadorin e Hungarisë të akredituar në Kosovë, Bela Bozsik.
Me këtë rast, Zëvendës Ambasadori Hungarez Bela Bozsik, dorëzoj ftesën zyrtare, ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, per pjesëmarrje në Samitin e Ujit Budapest 2016 qe do te mbahet në Kryeqytetin Hungarez, përkatësisht në Budapest.
Samiti do të mbahet në fund te Nëntorit të këtij viti nën patronatin e Presidentit Hungarez, ndërsa panelist në këtë Samit do të jenë nivelit me te larte per Ujin të ftuar nga Sekretari Gjeneral i OKB-se dhe Presidenti i Grupit te Bankës Botërore. Zoti Shala e falenderoi zëvendës Ambasadorin Bozsik për ftesën.