02 Maj 2024

Seat Ecomotive shpenzon vetëm 2.9 litra në 100 kilometra

Paris, 11 gusht - Automjeti i ri Seat Ibiza Ecomotive, i cili përndryshe publikut i është paraqitur gjatë tetorit të vitit të kaluar në panairin e automjeteve në Paris, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke kaluar 1.562 kilometra me një rezervuar karburant, që do të thotë se shpenzimi mesatar ka qenë vetëm 2.9 litra në 100 kilometra.

Në timonin e Ibiza Ecomotive përndryshe ka qenë austriaku Gerhard Plattner, i cili ka udhëtuar nga Martorella afër Barcelonës në Spanjë, e nëpër Francë deri në qytetin Gottingen të Gjermanisë.

Për një rezultat të këtillë janë meritorë aerodinamika e përmirësuar e automjetit, njësia e modifikuar kontrolluese elektronike e motorit me naftë 1.4 litërsh (ka 80 KF dhe moment të rrotullimit prej 195 Nm), pesha diç më e vogël dhe gomat SP10A 175/70 R14 me rezistencë më të vogël të rrotullimit, etj.

Ibiza Ecomotive për të arritur shpejtësinë prej 100 km/h ka nevojë për 12.9 sekonda, derisa atë maksimale e arrin në 177 km/h.

Nën pajisjet standarde të Ibiza Ecomotive ndryshe, në mes tjerash gjenden ABS, ESP, TCS + EBA, Hill Hold Control, MP3, servo timon, mbyllje qendrore nga largësia dhe shumë opsione tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)