Rusia kritikon prodhimet e Coca-Cola dhe McDonald's
Moskë, 6 mars - Moskë - Zyrtarë rusë kanë kritikuar ashpër gjigantët e ushqimeve të shpejta të SHBA-së, Coca-Cola dhe McDonald's, për, siç kanë thënë, prodhime jo të shëndetshme.
Një ndihmës i kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, ka sulmuar kompanitë për produkte super-kalorike.
Marketingu agresiv që ato bëjnë e që nuk ka të bëjë asgjë me traditën tonë të kuzhinës mund të krahasohet me luftë kundër popullit, ka thënë Gennady Onishchenko.
Kritikat vijnë në kohën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të tensionuara për shkak të krizës në lindje të Ukrainës.