Rusia do të shes një pjesë të Rosneft
Moskë, 15 qershor - Rusia është duke e konsideruar shitjen e pothuajse një të pestën e kompanisë së naftës, Rosneft, te investitor strategjik.
Siç ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, shitja do të bëhej përmes transakcioneve private se sa të bëhet përpjekje për arritjen e shumës së kërkuar të parave për ofertës publike.
Në një intervistë dhënë gazetës italiane, Il Sole 24 Ore, shefi i Rosneft, Igor Sechin, ka thënë se gjiganti i naftës nuk vlerësohet drejt në tregun global momentalisht për shkak të ekonomisë së depresionuar ruse, çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve ekonomike të perëndimit.
Ministri i ekonomisë së Rusisë ka vlerësuar se shitja mund të bëhet për 700 miliardë rubla ruse apo 10.5 miliardë dollarë, para këto që do të mbyllnin hapësirën e krijuar në buxhetin rus duke privatizuar 19.5 % të aksioneve.
Mirëpo, para se të shitet kjo pjesë e kompanisë, shefi i Rosneft, Sechin ka thënë se do të bëhet përpjekje për rritjen e vlerës së aksioneve të saj.