23 Dhjetor 2024

Rusia dhe Arabia Saudite dakordohen për uljen e prodhimit të naftës

Moskë, 16 maj - Dy prodhuesit e mëdhenj të naftës, Rusia dhe Arabia Saudite u shprehën sot në një komunikatë të përbashkët në mbështetje të një modifikimi të marrëveshjes për reduktimin e prodhimit deri në mars 2018.

Ky njoftim ndodhi pas një takimi në Pekin mes ministrit rus të Energjisë, Alexandre Novak dhe homologut saudit, Khaled Al-Faleh dhe para një takimi më 25 maj të shteteve anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC).

“Dy ministrat ranë dakord mbi nevojën, për të arritur qëllimin e kërkuar për një stabilizim të tregut, të një ndryshimi të marrëveshjeve për reduktimin e prodhimit për nëntë muaj deri më 31 mars 2018”, theksuan dy ministrat.

“Kjo masë do të mundësojë reduktimin e stoqeve të naftës në nivelin e tyre mesatar të pesë viteve të fundit dhe për të nënvizuar vendosmërinë e prodhuesve për të garantuar stabilitet, parashikueshmëri dhe zhvillim afatgjatë të tregut”, sipas të njëjtit burim.

“Moska dhe Riadi do të bisedojnë me vendet e tjera prodhuese të naftës para 25 majit për të arritur në një konsensus të plotë, për një zgjatje për nëntë muaj të marrëveshjes për reduktimin e prodhimit”, vijon komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)