Rryma Turke do të kushtojë rreth 19 mlrd dollarë
910 km nga traseja do të kalojë nën Detin e Zi, 660 km do të kalojnë nëpër trasenë e projektit të anuluar Rryma Jugore. Traseja 260 km në tokë do të kalojë përmes Trakisë turke dhe do të arrijë te kufiri turko-grek.
Pas vënies në shfrytëzim të etapës së parë planifikohet që furnizimet përmes Ukrainës të ndërpriten plotësisht, ndërsa Turqia do të kthehet në furnizuesin e dytë për nga rëndësia të gazit rus pas Gjermanisë.