23 Dhjetor 2024

Rritet me 8 për qind prodhimi i industrisë automobilistike turke

Ankara, 15 dhjetor - Shoqata e Industrisë Automobilistike (OSD) ka publikuar raportin vlerësues për “Prodhimin, eksportin dhe shitjet - Nëntor 2016”.

Sipas raportit në fjalë, në 11 muaj e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi i veturave është rritur me 18 për qind dhe janë prodhuar gjithsej 844 mijë vetura.

Në 11 muajt e vitit shitjet totale arritën në 863 mijë njësi, duke shënuar një rritje prej 2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kurse shijet e veturave për këtë periudhën u rritën me 6 për qind dhe u shitën gjithsej 649 mijë vetura.

Në periudhën janar-nëntor eksportet totale të sektorit automobilistik turk u rritën me 14 për qind në bazë të njësisë, ndërsa eksportet e veturave u rritën në raportin 21 për qind.

Në këtë periudhë u eksportuan në total 1 milionë e 22 mijë automjete dhe e 659 mijë vetura.

Eksportet totale të kryera duke marrë për bazë dollarin dhe euron u rritën për të njëjtën periudhë me 11 për qind.

Në total eksportet e sektorit automobilistik u realizuan në shumën 21,9 miliardë dollarëve, ndërsa eksporti i veturave u rrit me 16% dhe u realizua në shifrën e 7,3 miliardë dollarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)