16 Prill 2025

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Prishtinë, 14 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit (IKN) në tremujorin e parë (TM1) 2016 në Kosovë ka një rritje prej 1.0 %, krahasuar me tremujorin e katër (TM4) të vitit 2015.

Rritja e indeksit të kosotos së ndërtimit vërehet te: makineria me 2.7%; dhe te materialet ndërtimore me 1.6%.

Kurse, rënia  e indeksit të çmimeve të kostos së ndërtimit është vërejtur te materialet elektrike prej (-2.1%).

Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2015), në TM1 2016 IKN pati një rënie prej (-0.1%).

Rënia e indeksit të çmimeve të kostos së ndërtimit është vërejtur te disa kategori si: transporti me  (-20.0%); dhe te materialet elektrike me (-3.0%).

Rënia e çmimeve u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: pagat me 4.2%, makineritë me 3.1% dhe  energjia me 1.6%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)