Rrezikohet veprimtaria e shtypshkronjave
Prishtinë, 21 qershor - Në Odën e Afarizmit të Kosovës u krijua sot këshilli iniciues që të krijohet Shoqata e Shtypshkronjave në Kosovë, veprimtari e cila po shkatërrohet dita ditës për shkak të shumë barrierave tatimore që u ka krijuar shteti.
Hasan Gigollaj në emër të bordit të OAK-së i përshëndeti afaristët e pranishëm, me çka i njoftoi me qëllimin e themelimit të OAK-ut si dhe nevojën që ka biznesi që të jetë i bashkuar.
Ndërsa, Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv, i premtoj biznesit të shtypshkronjave, që OAK do të jetë avokuesi më serioz i tyre, sepse shtypshkronjat po ballafaqohen me shumë probleme, që nga barrierat e shumta tatimore dhe deri të konkurenca jo lojale në treg.
\"Biznesi i shtypshkronjave e mirëpriti këtë iniciativë dhe tregoi sfidat nëpër të cilat po kalojnë, duke bërë thirrje OAK-ut që sa më shpejt të themelohet Shoqata e Shtypshkronjave në Kosovë\", thuhet në një komunikatë të OAK-së.