Rosneft zbulon fushë nafte në Arktik
Drejtori i kësaj kompanie, Igor Seçin, ka theksuar se bëhet fjalë për 338 bilionë metra kub gazi natyror dhe mbi 100 milionë tonë naftë.
Sasia e naftës në këtë rajon është rreth 13 milionë tonë naftë ekuivalente, sqarohet gjithashtu në komunikatën e gjigantit rus.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, këto sasi të naftës dhe gazit mund të krahasohen me ato në Arabinë Saudite.
Po ashtu, kompania ruse ka falënderuar edhe partnerin e saj amerikan, ExxonMobil.
\"Kjo është fitorja jonë e përbashkët. E gjithë kjo u arrit falë partnerëve tanë ExxonMobil\", nënvizohet në deklaratën e sipërcituar.
Autoritete të korporatës amerikane të naftës dhe gazit, ExxonMobil, kanë njoftuar se Departamenti amerikan i Thesarit ka miratuar vendimin për dhënien e licencës për \"shpim\", e cila është në përputhje me sanksionet, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në trazirat në lindje të Ukrainës.
Fusha e naftës, që është zbuluar në Arktik do të quhet \"Fitorja\".