23 Dhjetor 2024

Rosneft fillon eksplorimin për naftë në Detin e Zi

Moskë, 5 prill - Kompania më e madhe ruse e naftës, Rosneft këtë vit do të fillojë aktivitetin eksplorues në Detin e Zi.

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Rosneftit, Igor Seçin, në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punimeve në një sondim të ri në zonën naftëmbajtëse Hatanga, në Polin e Veriut, tha se brenda vitit të ri shpimet do ti fillojnë edhe në Detin e Zi.

Seçin njoftoi gjithashtu fillimin e shpimeve edhe në Detin Barents vitin e ardhshëm. Kurse në vitin 2019, sqaroi Seçin, aktivitetin eksplorues do ta fillojmë në Detin e Errët, i cili ndodhet në veri të Siberisë.

Në një komunikatë të lëshuar më herët nga kompania thuhej se për aktivitetin eksplorues në Detin e Zi, Rosneft planifikon të bashkëpunojë me kompaninë italiane Eni.

Rosneft sot është kompania më e madhe e naftës në botë, për nga vëllimi i naftës që nxjerr e përpunon. Për momentin Rosneft në Detin e Zi ka 4 platforma nafte dhe gazi, kurse në Detin Barents ka 7 të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)