Ristrukturohen dy gjigantët e çelikut në Kinë
Shangai, 27 qershor - Dy kompanitë më të mëdha kineze të çelikut njoftuan të dielën planet për ristrukturim.
Në deklarata të veçanta, "Wuhan Iron and Steel" dhe "Baosteel" me seli në Shangai bënë të ditur planet për "ristrukturim strategjik" dhe tregtimi i aksioneve të tyre do të pezullohet prej të hënës.
Megjithatë, planet përfundimtare të ristrukturimit do të konfirmohen dhe miratohen nga organet mbikëqyrëse.
\"Baosteel\" është kompania më e madhe kineze e çelikut dhe e pesta në botë, ndërsa \"Wuhan Iron and Steel\" renditet në vendin e gjashtë në Kinë.