23 Dhjetor 2024

Resurset e Trepçës duhet të aktivizohen dhe të kthehen në zhvillimin e Kosovës

Prishtinë, 11 maj - “Qeveria e Kosovës vitin 2018 e ka shpallur vit të Trepçës. Andaj, të gjithë duhet të punojmë me përkushtimin më të madh që ky gjigant të ringjallet, të aktivizohen resurset dhe Trepça të kthehet në misionin e saj, zhvillimin e Kosovës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, të kryesuar nga Ardian Syla.

Duke theksuar rëndësinë e madhe që ka Trepça në zhvillimin ekonomik të Kosovës, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, që transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi deri në funksionimin e tërësishëm të të gjitha njësive afariste të  Trepçës, të jenë prioritet gjatë punës së Bordit Mbikëqyrës.

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, Ardian Syla, e njoftoi kryeministrin Haradinaj me punët që janë bërë që nga takimi i parë, në hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues.

Kryeministri Haradinaj, inkurajoi anëtarët e Bordit që përkushtohen në zgjidhjen dhe tejkalimin e gjitha problemeve, veçmas në finalizimin e statutit, duke ofruar mbështetjen e pakursyer të qeverisë.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)