28 Prill 2024

Qipro nis kërkimin e gazit natyror në Mesdheun Lindor

Nicosia, 21 shtator - Pjesa greke e Qipros i ka bërë veshët të shurdhër ndaj paralajmërimeve të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe ka nisur punimet për kërkimin e rezervave të gazit natyror në Mesdheun Lindor.

Sipas lajmit të radios greko-qipriote, kompania amerikane Nobëll Enërxhi (Noble Energy) që bën shpime në për gaz natyror deklaroi se mbrëmë ka nisur procesi i shpimit në parcelën e 12-të, që ndodhet në jug të ishullit dhe njihet me emrin “Afrodit”.

Lajmi u konfirmuar edhe nga Departamenti i Energjitikës pranë Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë të Qipros greke.

Radioja greko-qipriote bëri të ditur gjithashtu se mbi platformën e shpimit te kompanisë amerikane fluturojnë avionë spiunazhi pa pilotë të Izraelit dhe se në pjesën lindore të platformës janë pare anije të flotës detare.

Nga qeveria greko-qipriote nuk ka ardhur ende ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Në deklaratën e mëparshme zyrtare ishte bërë e ditur se “shpimi do të fillonte kur të ishte e nevojshme”.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Beglitis, foli për mundësinë e shkallëzimit të tensionit në Mesdhe, ndërsa tha: “Nuk kemi frikë nga kërcënimet e Turqisë”.

Bashkimi Evropian në lidhje me tensioni e krijuar nga punimet e njëanshme të shpimit që ka nisur pjesa greke e Qipros u bëri thirrje palëve të ruajnë gjakftohtësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)