Qeveria proruse e Bullgarisë ofron shanse për gazsjellësin South Stream
Moskë, 15 nëntor - Qeverinë e re proruse të Bullgarisë Moska e shikon si mundësi për realizimin e projektit të ndërtimit të gazsjellësit të anuluar disa herë South Stream, i cili do të transportojë gazin rus drejt Bullgarisë duke e kaluar tubacionin nën Detin e Zi.
Kremlini mirëpret qeverinë e re proruse të Bullgarisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian, si një mundësi për të zhvilluar gazsjellësin South Stream (Rrjedha e Jugut), që është planifikuar të transportojë gaz nga Rusia drejt Bullgarisë duke kaluar nga Deti i Zi.
Rusia gjithnjë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë idenë për të zgjeruar bashkëpunimin me Bullgarinë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.
Projekti i këtij gazsjellësit është anuluar rreth dy vite më parë për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.