23 Dhjetor 2024

Qeveria mbështet zhvillimin e kompanive të sektorit minerar

Prishtinë, 13 korrik - Potenciali minerar që ka Republika e Kosovës nuk është shfrytëzuar në kapacitet që ka, andaj Qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që të krijojë kushte më të favorshme për kompanitë e sektorit minerar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre resurseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot gjatë vizitës në Gjakovë, ku i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi u prit nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari dhe më pas së bashku vizituan Fabrikën për pasurimin e kromit – Deva.

Ministri Stavileci me këtë rast u njoh për së afërmi me punën e kësaj fabrike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht, ndërsa premtoi angazhimin e Qeverisë që shqyrtojë të gjitha mundësitë për uljen e kostos operative dhe krijimin e lehtësirave tjera.

“Kjo fabrikë që përbën një nga shembujt e mirë se si mund të shfrytëzohen këto resurse. Andaj kjo fabrikë sikurse dhe disa tjera që operojnë vendin tonë do të duhet të shohin mundësitë se si të rrisin këto kapacitete, që lidhen me zgjerimin e burimeve, vëllimit të lëndës së parë dhe reduktimin e kostos operative”, tha Stavileci.

Kreu i MZHE-së , tha se në vend janë të identifikuar 11 zona minerare të interesit dhe Qeveria nuk do t’i ekspozojë tregut pa e ditur interesimin nga vet operatorët, por fillimisht do të shoh interesimin e operatorëve si në rastin e fabrikës së kromit Deva,  dhe pastaj të hyjë në partneritet me operatorët për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

Nga ana e saj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila tha se vizita ka për qëllim vlerësimin e mundësive të rritjes se kapaciteteve për miniera. “Ne jemi të interesuar të rritet numri i vendeve të punës dhe të shtohet aktiviteti ekonomik, por  bashkë me Qeverinë të shohim cilat janë mundësitë për hapjen e minierave të mëhershme në Komunën e Gjakovës por edhe bashkëpunimi me Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërsa, Ambasadori Qemal Minxhozi vlerësoi se e rëndësishme është që të prodhohet e bashkëpunohet, që të rritet efektivitetit i kësaj fabrike, e cila ka siguruar një treg te sigurt në perëndim dhe ka krijuar një emër të mirë, mirëpo duhet të rritet bashkëpunimi në një shkallë më të lartë edhe me Shqipërinë.

Bukurosh Koçi drejtor i Fabrikës së kromit - Deva duke falënderuar ministrin Stavileci, Kryetaren Lila dhe Ambasadorin Minxhozi  për vizitën u shpreh i bindur se Qeveria ta ndihmojë në krijimin e qasjes më të lehtë në lëndën e parë në Shqipëri si dhe të hulumtohen rezervat e kromit në Kosovë duke shtuar kështu numrin e punëtorëve me krijimin e minierave të tilla. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)