Punime teknike në Hajvali, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm
Prishtinë, 27 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjjës Qëndresa, fshatit Hajvali, Cagllavicë, Mirditës, se sot gjatë ditës do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 - 16.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.