Punime teknike në Drenas, ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm
Drenas, 30 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme duke vazhduar edhe ditën e nesërme, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit, janë punimet teknike nga ekipet e ujësjellësit më konkretisht, vendosja e ujëmatësve zonal.
KRU Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit!