Punime teknike në Drenas, mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë disa orë


Drenas, 3 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur se konsumatorët e komunës së Drenasit se gjatë ditës së sotme mund të hasin në mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë disa orë.
Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit dixhital në gypin kryesorë të furnizimit me ujë për këtë komunë.
:Ne ofrojmë shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth. Në Drenas u ofrohen shërbime 5156 konsumatorëve", thekson KRU Prishtina.