28 Mars 2024

Punime në rrugën "Tirana", Dardania, Lakrishtja dhe Arberia mbesin pa ujë

Prishtinë, 20 qershor - Gjatë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e " Tiranës" në Prishtinë.

Punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç'rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja" Lakrishte", një pjesë e lagjes" Dardania" dhe një pjesë e lagjes " Arbëria" mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

Furnizimi rikthehet pas sanimit  të gypit.

Realizimi i punimeve teknike të tilla,  po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)