25 Dhjetor 2024

Punëtorët e Trepçës kërkojnë rritje pagash

Mitrovicë, 20 korrik - Minatorët e kombinatit Metalurgjik “Trepça” sot kanë ndërprerë punën për shkak të pakënaqësive, kushteve jo të mira të punës dhe menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ata po kërkojnë rritjen e pagave dhe zgjidhjen e statusit të këtij kombinati. Minatorët janë shpërndarë, pasi kanë përfunduar ndërrimin e parë, por që sipas tij, kërkesat janë decidive .

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, tha se minatorët kanë kërkuar sqarim nga qeveria e Kosovës lidhur me ligjin për minierën dhe krijimin e kushteve më të mira të punës.

Punëtorët e Trepçës kanë shprehur pakënaqësi, për shkak të kushteve dhe pagave. Kërkesa e tyre është që pagat të rriten dhe të zgjidhet statusi i Trepçës.

Po tentohet të krijohet një mirëkuptim. Punëtorët janë shpërndarë dhe tashme pritet ndërrimi i dytë dhe puna të vazhdoi normalisht, por që kërkesa është decidive” ka thënë Tmava.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)