Punëtorët e Minieres se Goleshit ankohen në MPMS
Prishtinë, 11 nëntor - Zëvëndesministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Fatmir Shurdhaj ka pritur sot në një takim pune një grup punëtorësh të Minierës së Goleshit.
Gjatë takimit punëtorët e minierës së Goleshit që kanë punuar me vite të tëra në këtë minierë kanë shprehur pakënaqësit e tyre rreth vendimit të AKP-së e cila ka urdhëruar mbylljen e kësaj ndërrmarrje me pretekstin se kompania nuk i ka përmbushur obligimet e veta konform marrëveshjeve të nënshkruara më parë.
Ata në bisedat e tyre drejtuar zv/ministrit Shurdhaj i kërkuan atij një zgjidhje institucionale përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe faktorëve tjerë relevant sepse si pasoj e këtij vendimi të ardhur nga Agjencioni Kosovarë i Privatizimit tanimë kanë mbetur papunë 186 punëtorë apo sipas tyre 186 familje pa të ardhura ekonomike, që dikur e fitonin bukën e gojës nga kjo ndërrmarrje.
Ndërsa zv/ministri Shurdhaj i premtoi punëtorëve se do të angazhohet edhe personalisht duke bërë të mundur një takim me AKP-në dhe me ministrin e Zhvillimit Ekonomik në mënyrë që të shiqohet mundësia e kthimit të këtyre punëtorëve në vendet e tyre të punës sepse sipas tij kjo mund ti ngarkon edhe skemat sociale dhe automatikisht kjo i shkakton dëme edhe ministrisë.
Rasti i kësaj ndërrmarrje është rast i vaçant por do të takohemi me AKP-në dhe ministrin e zhvillimit ekonomik dhe do të bëjmë përpjekje që këta punëtorë ti kthejmë në punë, pasiqë kjo automatikisht do të ndikon në dëm të madh sepse ngarkohen skemat sociale, ka thënë ndër tjerash z. Shurdhaj.