Promovohet Volkswagen Beetle

New York, 12 maj Pas më shumë se një dekade, më në fund ka ardhur ndërrimi për breshkën e re, e cila debutimin do ta ketë në panairin e Shangait dhe pastaj në New York disa ditë më vonë.
Modeli më i ri zyrtarisht do të quhet Beetle, pas shtesën new.
Vozitje më e ashpër, stajlingu i rafinuar dhe interieri më shumë në elementin Premium, janë përmirësimet kryesore.
Kjo veturë për 3.3 inç është më e gjerë dhe 0.5 inç më i ulët se paraardhësi. I janë shtuar edhe dritat Bi-Xenon, fellnet 19 inç dhe sistemin sportiv për nxjerrjen e gazrave.
Nën kapakun e motorit do të gjenden varianti më i fuqishëm TSI me turbo-mbushës që ofron 200 kuaj fuqi.
Transmisioni manual me 6 nivele është standard, por blerësit mund të përcaktohen edhe për atë DSG me 6 nivele.
Gjithashtu është në ofertë edhe motori TDI me140 kuaj fuqi. Detajet tjera do të jepen më vonë.