Prodhuesit e makinave nga e gjithë bota prezantojnë modelet e tyre të fundit

Bruksel, 14 janar - Në kryeqytetin e Belgjikës Bruksel po zhvillohet Ekspozita e Motorëve.
Tema e mbrojtjes së mjedisit spikat në sallën e ekspozitës, ku bien në sy një mori motorësh për makinat elektrike.
Prodhuesit e makinave nga e gjithë bota kanë paraqitur modelet e tyre të fundit, në zonën e ekspozimit me sipërfaqe 95 mijë metra katrore.
Në kushtet e ndryshimit të klimës, industria e automjeteve në mbarë botën po i kushton tani më shumë vëmendje zgjidhjeve të gjelbra.
Ekspozita ka tërhequr mbi 542 mijë vizitorë dhe do të vazhdojë deri më 19 janar në Qendrën e Ekspozitave të Brukselit