Prodhuesi kinez BYD planifikon të shesë makina elektrike në SHBA
Pekin, 20 janar - Prodhuesi kryesor i makinave elektrike në Kinë, BYD po planifikon të shesë makina elektrike për pasagjerë në SHBA, në 2-3 vitet e ardhshëm.
BYD do të jetë prodhuesi i parë i makinave të Kinës, që shet makina elektrike në tregun amerikan.
Kompania BYD është e specializuar në prodhimin dhe studimin e automjeteve elektrike dhe hibride .
Aktualisht, prania e kësaj kompanie në tregun amerikan është e kufizuar në prodhimin e autobusëve dhe shitjen e automjeteve për shërbimin taksi.